Kurti: Në secilën pikë për mua keqinformojnë, kanë problem me qenien time politike

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti beson se emisari i presidentit amerikan për dialogun Richard Grenell mund të keqinformohet, ashtu siç ka shkruar ai në letrën që i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.

A është e mundur që Richard Grenell që është në krye të disa Agjencive të Inteligjencës në SHBA dhe merr informata edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë të keqinformohet?

“Keqinformimi nuk njeh as kufij dhe as kohë, prandaj është gjithmonë i mundshëm. Është detyra ime që aty ku vërej keqinformim ta bëj informimin e saktë dhe të drejtë. Fatkeqësisht, jetojmë në epokën kur edhe informatat janë pjesë të betejave politike”.

“Në Kosovë ka ndodhë ndryshimi i madh më 6 tetor të vitit të kaluar. Ka ndodhë ndryshimi shumë i madh me qeverisjen tonë që ende nuk i ka bërë 100 ditë. Ne i kemi ambiciet shumë të mëdha si qeveri për shkak të programit tonë qeverisës dhe regjimi i vjetër po përpiqet me çdo kusht që të mos shkojë nga skena, ashtu siç ka vendosur populli më 6 tetor, andaj nuk duhet të befasoheni nga zelli i kundërshtarëve të qeverisë tonë për të keqinformuar këdo dhe kudo”.

“Në secilën pikë për mua keqinformojnë, sepse nuk kanë problem vetëm me qëndrimet e mia, por kanë problem me qenien time politike dhe e kanë dëshmuar këtë gjë. Unë nuk kam inat me askënd, nuk urrej askë, por e dua vendin tonë shumë”.