Kurti dhe Ahmeti: Diskutuam rreth pandemisë dhe daljen nga kjo situatë

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari i saj, Shpend Ahmeti.

Pas takimi të dy kanë dalë në konferencë, duke treguar se çështja kryesore për të cilën kanë folur është përballja me koronavirusin, njofton Klan Kosova.

“Diskutuam se si mund t’ia dalim nga kjo krizë me sa më pak pasoja dhe humbje. Tash që po i liberalizojmë masat e luftimit të pandemisë është e domosdoshme që ta shtojmë vigjilencën”.

“Si Qeveri bashkëpunojmë më të gjitha komunat dhe në veçanti në bie me Prishtinën si kryeqytet. Edhe gjatë qershorit kur do të liberalizohen masat do të bashkërendohemi që liberalizimi i tyre të të jetë sa më efikas”, është shprehur Kurti, duke paralajmëruar pakon ekonomike të Qeverisë.

Edhe Ahmeti ka thënë se kanë shkëmbyer informacion rreth planeve të Qeverisë për ekonominë.

“Besoj që ato që diskutuam sot do të na duhen shumë në ditët dhe javët në vijim. Me Kurtin diskutuam edhe për aktualitetin në vend dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.