Këshilltari i vetëm shqiptar i zgjedhur ne listën e BDl-së në Resnjë nga sot do perfaqesojë politikat e Lëvizjes BESA
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot ka realizuar takim me kryetarin e Komunës Resnjës, Zhivko Gosharevskit si dhe me këshilltarin e vetëm shqiptar në këshillin Komunal, Memet Hoxha.
Më tej nënkryetari Rexhepi njofton se këshilltari i vetëm shqiptar në këtë komunë që është zgjedhur në listën e BDl-së nga sot do të përfaqësoi politikat e Lëvizjes Besa.
Ditëve të fundit ka pasur aderime të shumta në Lëvizjen Besa nga subjekte të ndryshme politike.