Ziadin Sela: Gëzuar katër korrikun Amerikë!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar SHBA-të me rastin e ditës së Pavarësisëë.
Postimi:
“Gëzuar Katër Korrikun Amerikë !
Simbol i gëzimit, drejtësisë dhe lumturisë, dita kur Amerika u bë e pavarur me një qëllim para vetes; të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, dita kur Amerika u bë shembull i demokracisë!
Sot jeta nuk është më e mirë vetëm për shqiptarët që jetojnë atje, kontributi amerikan çliroi miliona shqiptarë tjerë.
Qofsh e bekuar Amerikë! Të jemi falënderues përjetësisht.”, shkruan Sela.