Ziadin Sela: Votoni pa frikë! (Video)

Shpërndaje

Pas votimit të liderit të ASH-së, Ziadin Sela tha, votoni pa frikë dhe sot t’i jepet fund monizmit 18 vjeçarë.

Ja deklarata e plotë:

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot pas votimit në vendbanimin e tij në Livadhi të Strugës, para mediave deklaroi se ai sot si qytetarë i zakonshëm ka realizuar të drejtën e tij të votës dhe se kjo ditë është me rëndësi të veçantë për proceset euro integruese.

Siç shprehet Sela, sot është dita e qytetarëve të cilët mund të shprehen zëshëm përmes votës, për gjithçka që nuk kanë mundur të shprehen nga 2016ta e këndej.

“Unë sot si qytetar i zakonshëm e shpreha vullnetin tim. Fola zëshëm me votë ashtu siç duhet flasin të gjithë qytetarët. Është një ditë e rëndësishme sot për demokracinë e vendit, është një ditë e rëndësishme për proceset eurointegruese. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masovikisht, kuptohet duke u kujdesur, të shprehin vullnetin e tyre, të flasin zëshëm për gjithçka që nuk kanë mundur të flasin nga zgjedhjet e fundit të 2016tës. Sot është dita kur fuqia është në dorë të qytetarit në dorë të votuesit, dhe jo në dorë të funksionarëve partiak të cilët ndoshta ua kanë sjellë shpirtin në maje të hundës qytetarëve”, është shprehur Sela.