Hajgaret e BDl-së me Naser Ziberin
Shkruan: Sulejman Mehazi
Turpi madh për Naser Ziberin, shikoni në çfarë derexhe ka rënë duke vrapuar pas epsheve e dëshirave karrieriste për t’u bërë kryeministër, burri madh e lejoi veten të luajë BDl-ja me te si fëmija i vogël që mashtrohet mbas dëshirave të tij, gjynah, e lodhën kot së koti duke e endur andaj e këndej trojeve shqiptare gjatë fushatës zgjedhore kinse për kryeministër shqiptar në RMV.
Historia jetësore ka treguar, se, njerëzit më së shumti mashtrohen e pesojnë për shkak dëshirave epshore karrieriste.
S’është shaka, po hajgare kërkesa e BDl-së për kryeministrin shqiptar, Naser Ziberin.
Shtojcë:
– Derisa e vërteta mbulohet me të pavërteta politike s’ka dobi prej nesh;
– Në këtë kohë të digjitalizuar të gjithë e dimë se ç’është e vërteta, po s’e përkrahim, të gjithë e dimë se ç’është gënjeshtra apo e pavërteta, po e përkrahim fuqishëm.