Dokument, Komuna e Bogovinës refuzoi ndërtimin e hidrocentralit një vit më parë (Foto)

Shpërndaje

Burime nga kabineti i kryetarit të komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, sqarojnë “prapavijën e vërtetë” të ngjarjeve në fshatin Siniçan, ku policia po pengon banorët të ndërtojnë ujësjellësin me vetiniciativë.

Dokumenti i siguruar tregon se Komuna e Bogovinës, një vit më parë ka refuzuar ndërtimin e hidrocentralit në këtë komunë. Komuna e solli një vendim të tillë, pas ankesa të shumta që pranoi nga ana e qytetarëve.

“Pas kërkesës suaj dhe në pajtim me nenin 32 nga ligji per planifikim hapsinor (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 199/14, 44/1″5,I93lI5 dhe 31,/1,6\ Komuna e Bogovinës pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të parashtruar për punimin e Pl për ndërtimin e HHEV – Bogovinase me nr. ref . 1.2 dhe objekte përcjellëse KK Novo Selld 2, jep MENDIM NEGATIV. Qytetarët e Bogovinës pasi vërejtën që punohet me mjete të rënda pranë lumit të Bogovinës reaguan me ankesa deri te Komuna e Bogovinës, e cila me procesverbal konstatoi që punimet në lokacionin e lartpërmendur zhvillohen pa pëlqimin e komunës. Gjithashtu qytetarët pas këtij konstatimi organizuan peticion në nivel lokal. Njëkohësisht ju njoftojmë se plani i përfshirë që është lëndë për punimin e Pl është rajon për të cilin rrjedh procedura për shpallje për park nacional të malit Sharr”, qëndron në këtë dokument.