BDl me një deputet më pak – Jahoski deputet i pavarur

Shpërndaje

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, tre deputetë janë regjistruar si të pavarur, përcjell in7.

Njëri prej tyre është Ismail Jahoski, i cili mandatin e fitoi nga lista e Bashkimit Demokratik për Integrim, në njësinë e pestë zgjedhore.

Po cili është motivi se pse është larguar nga grupi parlamentar i BDl, për momentin ende janë të paqarta. I njëjti nuk i është përgjigjur tentativave të in7 për të realizuar kontakt dhe për të marrë prononcim.

Po kush është Ismail Jahoski

Jahoski përveç postit të tanishëm si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka qenë kryetar i Komunës së Plasnicës, për pesë herë me rradhë i propozuar nga disa parti dhe nga disa koalicione parazgjedhore.

Çfarë prone ka ai?

Sipas pyetësorit të tij, të cilin ai e ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Jahoski ka raportuar tokë, kullota, shtëpi në Izishte dhe në Shkup, një ndërtesë në Çelopeci.

Ai gjithashtu raportoi llogari në valutë të huaj, libreza kursimesh në denarë, llogari transaksionesh në disa banka, kërkesë kredie….

Kompania e naftës “Pucko Petrol” nga fshati Plasnica që është në pronësi të Jahoskit ka qenë aktive viteve të fundit. Kjo kompani figuron shumë shpesh në listën e kompanive që fitojnë tenderë shtetërorë dhe komunalë./in7.tv/

Ja lista e deputeteve te pavarur: LISTA