Rexhep Selimi: Thaçi po kërkon fajtor për “Zajednicën”
Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po kërkon fajtor për krijimin e Asocacionit të komunave serbe.
Thaçi para disa kohëve tha se krijimi i Asocacionit nga Kosova do të ishte gabim. “Thaçi po kërkon fajtor për “Zajednicën””, tha Selimi.
“Ashtu sikur kërkoi fajtor për Gjykatën Speciale ai po kërkon fajtor edhe për Zajednicën. Ai e ka krijuar vet atë dhe tani po hedh fajin tek të tjerët”, shtoi ai.