I ikin karantinës, shqiptarët e Kosovës shkojnë e hedhin valle në Shqipëri

Shpërndaje

Për shkak të rritjes së numrit te rasteve ditëve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë morën disa masa, mbylljen e bizneseve dhe gastronomisë gjatë vikendit, po ashtu futi në karantinë 6 komuna.

Por, kjo s’i ndaloi qytetarët që të dalin, madje një numër i madh i tyre vendosën të shkojnë në Shqipëri.

Duket që malli për dasmat dhe ahengjet i ka marrë shumë, prandaj disa nga ta e shfrytëzuan këtë fund javë që t’ia hedhin valles në restorante të ndryshme në shtetin amë.

Në këto pamje shihen duke festuar disa shqiptarë të Kosovës, pamje këto të turpshme në kohën kur spitalet po mbushen me të infektuar e kur IKSHPK po bën thirrje për respektim të masave.

Sot dhjetëra vetura në pikën kufitare të Morinit kanë qëndruar në radhë, ndërsa po ktheheshin nga Shqipëria.

S’kanë munguar as turmat e qytetarëve në parqe të ndryshme, veçmas në Gërmi.

Kujtojmë që të hënën në orën 05:00 do të hiqet masa që u mor nga Qeveria për izolim dhe mbyllje të bizneseve.