Nervozohet kryeministri bullgar: S’ka pakicë maqedonase në Bullgari

Shpërndaje

Tryeza e parë ndërqeveritare po vështirësohet çdo ditë për Maqedoninë e Veriut pas vetos së vendosur nga Bullgaria.

Ndonëse në një komunikim të fundit në lidhje me çështjen, kryeministri bullgar, Bojko Borisov, u shpreh se një marrëveshje brenda Presidencës gjermane është e mundur mes Sofjes dhe Shkupit nëse këta të fundit heqin dorë nga pretendimet për pakicat maqedonase në Bullgari.

“Nuk ka pakicë maqedonase në Bullgari. Në vend që të kemi debat pozitiv në rrugën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë”, deklaroi Borisov.