Mustafa konfirmon dorëheqjen: Shumë shpejt zgjedhim kryetarin e ri

Shpërndaje

Isa Mustafa ka njoftuar se shumë shpejtë do të mbledh kryesinë e Kuvendin e LDK-së për të kërkuar zgjedhjen e kreytarit të ri.

Kjo pas disfatës që partia e tij ka pësuar në zgjedhjet e së dielës.

Pjesë nga fjala e tij:

Rezultati është shumë i keq, rezultat që nuk e kemi pritur fare edhe nga takimet qe kemi pasur, sepse vlerësojmë se Hoti ka bërë punë të mirë të suksesshme.

Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet , ajo që mbetet është hapja e rrugës për riorganizim. Do ta thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, me status i kemi 60 ditë që ta bëjmë këtë unë do ta bëjë shumë më shpejtë, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri.