Vjosa Osmani takohet me Vasfije Krasniqin, në 22 vjetorin e rrëmbimit të saj nga forcat barbare serbe

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Vasfije Krasniqin.

Siç e ka shkruar edhe e parja e vendit, 14 Prilli është përvjetori kur Vasfija u rrëmbye nga forcat barbare serbe.

Tutje, Osmani premtoi që nën patronatin e saj do të angazhohet maksimalisht që kjo datë, 14 Prilli të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhu*nës Sek*suale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më poshtë edhe statusi i plotë:

14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhu*nua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, sepse u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësisht e pashlyeshme.

Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhu*nës sek*suale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi.

Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e dretësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhu*nës sek*suale në luftën e fundit në Kosovën tonë.

Sot përveç që diskutuam se duhet të vazhdojmë të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patrionatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohët si Dita e të Mbijetuarve të Dhu*nës Sek*suale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj.
Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhu*nës sek*suale të regjimit barbar serb!