Vjosa Osmani: Do e bëj vaksinën ndaj COVID-19 kurdo që ajo të jetë për të gjithë

Shpërndaje

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është zotuar se do e bëjë vaksinën ndaj COVID-19 kur ajo të jetë e disponueshëm për gjithë qytetarët.

Sipas saj prioritet duhet ë jenë punëtorët e sistemit shëndetësor, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Sa i përket vaksinave nga Serbia dhe deklaratave të zyrtarëve të saj, Osmani thekson se ajo po shkel në mënyrë flagrante marrëveshjet, pasi vetëm i nënshkruan dhe kurrë nuk i zbaton.

“Natyrisht që do ta marrë vaksinën kurdo që ajo të jetë për të gjithë por prioritet e kemi vaksinimin e punëtorëve shëndetësore, të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike”, u shpreh ndër të tjera Osmani.

Ne jemi njoftuar që institucionet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin, kjo është shkelje flagrante e marrëveshjeve në Bruksel, kjo tregon se Serbia është vetëm nënshkruese por kurrë zbatuese e marrëveshjeve. Përderisa mungon një bashkërendim i tillë mes intitucioneve, natyrisht se Serbia shfrytëzon një vakum të tillë për destabilizim të situatës”, u shpreh Osmani.