Kush zgjedhë të pushojë në këtë vend fiton 200 euro

Shpërndaje

Vendimi për të rimëkëmbur ekonominë vendase pas goditjes që mori nga pandemia.

Malta ka nisur një program ambicioz i cili stimulon tërheqjen e turistëve në vend, një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë malteze .

Turistët që do të qëndrojnë në hotele me pesë yje në të gjithë Maltën do të marrin si shpërblim 200 euro, ndërsa ata që do të qëndrojnë në hotel me katër yje 150 euro dhe vizitorët në hotelet me tre yje 100 euro.

Qeveria malteze pritet të shpenzojë për këtë vendim 3,500,000 € dhe shpreson të tërheqë më shumë se 35,000 vizitorë.

Të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit tregojnë se industria turistike drejtpërdrejt dhe indirekt përbën më shumë se 27% të ekonomisë së Maltës, por sektori është goditur nga pandemia COVID-19.