“Defender 21”, Ambasada e SHBA-së publikoi video nga stërvitja
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Twitter disa pamje dhe foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender Europe 21”, që ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri.
Në video shihen momentet nga manovrat ushtarake për evakuimin e ekuipazhit nga mjetet ujore të përfshira nga zjarri.
Statusi nga Ambasada e SHBA-së:
Anija ushtarake e Furnizimit Logjistik “James A. Loux” zhvilloi fundjavën e kaluar disa manovra ushtarake dhe stërvitje në Detin Adriatik pranë Durrësit.
Trajnimi i ekuipazhit përfshinte një stërvitje për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të rimarrë një anëtar të ekuipazhit. “LSV James A Loux” është në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Defender Europe 21 si pjesë e operacionit të përbashkët për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga USNS Bob Hope në Shqipëri.
🇺🇸 Army Logistics Supply Vessel James A. Loux conducted maneuvers and training exercises in the Adriatic Sea near Durres this past weekend. Crew training included a fire suppression drill and man overboard drill. A rescue boat was launched from the ship… (1/2) pic.twitter.com/C14FT7kH5Z
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 11, 2021