Kurti takoi babanë e policit hero: Sakrifica e Enver Zymberit nuk do të harrohet kurrë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij familjarët e policit – hero të Kosovës, Enver Zymberi.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar kohën kur me babanë e Enver Zymberit kanë qenë në burgun e Pozharevcit.
“Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti ka theksuar se sakrifica e policit Enver Zymberi nuk do të harrohet asnjëherë.
“U ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë”, ka theksuar ai.
Polici Enver Zymberi ishte vr*arë më 26 korrik të vitit 2011 gjatë një aksioni për shtrirjen e autoritetit në veri të vendit.