Në Maqedoninë e Veriut kanë arritur edhe 11.700 vaksina Pfizer

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut, sot kanë arritur edhe 11.700 doza të vaksinës Pfizer, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Siç bëri të ditur ai, 7.020 prej tyre janë nga marrëveshja direkte me prodhuesin, ndërkaq 4.680 të tjerat janë nga Bashkimi Evropian që janë siguruar nga programi “Team Europe”, transmeton TV21.

Gjatë ditës, ai ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të arrijnë edhe 70 mijë vaksina anti-Covid, donacion nga Bullgaria dhe Greqia.

“Gjatë kësaj jave presim 50.000 vaksina nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia, të cilat me shumë gjasë do të jetë ‘AstraZeneca’. Nuk kemi datë të saktë kur do të arrijnë 500.000 vaksina ‘Sinovak’, të cilat u paralajmëruan nga prodhuesi për në fillim të qershorit”, tha Filipçe në ngjarjen “Goditja vendimtare”.

Me këtë rast, Filipçe ka ftuar qytetarët që të vaksinohen në ueb faqen: www.vakcinacija.mk.