Bombat nuk kanë fund: Publikohet përgjim i ri në Youtube me emrin Zoran Zaev

Shpërndaje

Në një llogari “Youtube”, e emëruar sipas emrit të kryeministrit Zoran Zaev, është publikuar një përgjim i ri apo si njihen në popullatë me emrin “Bomba”, përgjimi zgjat rreth 40 sekonda dhe bashkëbisedues pretendohet të jenë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Në përgjimin që u publikua vetëm disa minuta më parë, të njëjtët bisedojnë rreth regjistrimit të popullsisë.

Gjithashtu profili i kanalit në Youtube në vete bartë edhe fotografinë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është vetëm një nga bombat që po publikohen ditë me radhë nëpër rrjetet më të mëdha sociale./alsat/