ALEANCA: Pushteti të mbajë duart largë nga aktivistët e ASH-së dhe të kthen kokën nga kriminelët e vërtetë që i ka nëpër institucione

Shpërndaje

Pushteti i i ri që quhej Reformator dhe që kishte qëllim reformimin e institucioneve që ishin kapur nga ish regjimi VMRO-BDI po vazhdon me stilin e vjetër ku ka për qëllim burgosjen, njëllosjen dhe dëbimin e të rinjëve shqiptar.

Pas rastit të ditës së djeshme ku u arrestuan katër të rinjë nga Gostivari për shkak se kishin shkruar grafite kundër BDI, sot pushteti LSDM BDI ka ngritur padi penale kundër ish-aktivistit të ASH-së nga Kumanova Lulzim Aliti për shkak të siç thonë ,, shpërndarjes së inçizimeve apo të njohura si bomba” ku dëgjohen bisedat e lidershipit të BDI-së për shumë afera të ndryshme me pasoja dhe dëme të mëdha për vendin e konkretisht për vendbanimet shqiptare.

Ky është akt kryekëput politik që bëhet kundër ASH-së, sepse videopërgjimet janë shpërndarë nga qindra e mijëra profile por pushteti ka zgjedhur aktivistêt e ASH për ti paditur dhe arrestuar.

E përkujtojmë kryeministrin Zaev dhe ministrin e punëve të mbrenshme Oliver Spasovski se para 3 viteve të shpërndash një “bombë” të tillë ishte akt patriotik dhe heroik pasi se do të zbuloheshin fytyrat e vërteta të politkanëve të VMRO-së.

Ndërsa sot kur duhet të zbulohen fytyrat e vërteta të politikanëve të BDI-së ky akt na qenka vepër penale dhe duhet të sanskionohet.

Kjo është drejtësia selektive që ky shtet me emrin e ri RMV dhe ky pushtet i ri me mentalitet të vjetër vepron me standarde të dyfishta.

Si mund të presësh drejtësi nga gjykatat që vrasësin e Almirit të vogël e dënojnë me dënim minimal ndërsa vihen pas të rinjëve shqiptarë që shkruajnë grafite kundër padrejtësive dhe kundër regjimit?

Çfarë drejtësie mund të presim nga gjykatës që janë caktuar e emruar përmes bisedave telefonike të zyrtarëve partiak qoftë ato të VMRO -së apo të BDI-së, të dëshmuara nga publikimi i të ashtuquajturave bomba?

Pyesim publikisht kryeministrin Zaev se pse vallë i kursen politikanët e BDI-së?

Apo ndoshta që ti shantazhoj më lehtë dhe të qeverisë më lehtë me programin e LSDM dhe me projekte e saja, tërësisht të orientuara ka zhvillimi i pjesëve maqedonase duke lënë anash popullatën dhe vendbanimet shqiptare.

Shqiptarët njesoj si maqedonasit, kanë nevojë ta dëgjojnë të vërtetën,sepse publikimi i bisedave të përgjuara ngriti vetëdijen e popullates maqedonase dhe si rezultat i saj lindi revolucioni laraman, atëherë i nderuar Kryeministër, Ju duhet ta dini se revoltat, madje dhe revolucionet bëhen gjithmone kundër pushteteve dhe regjimeve.

Aleanca për Shqiptarët i bënë apel pushtetit LSDM BDI të qëndroj sa më largë aktivistëve të ASH-së dhe të rinjëve shqiptar sepse do të përballen me popullin dhe përgjegjsinë do ta mbajë vet pushteti që provokon dhe shantazhon të rinjtë shqiptar.