Ali Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të BDI-së?!

Shpërndaje

Pas shpërthimit të materialeve të përgjuara nëpër rrjetet sociale, ku shfaqen biseda telefonike mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, zhvillime interesante po kryen brenda strukturave të kësaj partie.

Siç mëson in7, Ahmeti ka thirur mbledhje të jashtëzakonshme të strukturave, në të cilën priten vendime radikale sa i përket pjesës organizative të partisë. Vendimi kryesor që e ka marrë Ali Ahmeti është shkarkimi i të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve të BDI-së. Gjithashtu sipas vendimit të Ahmetit, asnjëri prej kryetarëve të shkarkuar nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në këtë pozicion.
Në vend të tyre janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Në orët dhe ditët e ardhshme do të shihet edhe rezultati nga këto vendime të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti./in7.tv/