Bisedë serioze me EL CHEKËN

Shpërndaje

I nderuar El Cheka, respekt për guximin dhe idealin e madh tuajin, se keni aq kollaj e lehtë të ziheni e të luftoni fillikat vetëm, BDI-në, afër njëzet vjet s’ka mundur ta rrëzonte as popullata shqiptare. Para disa viteve edhe, profesor Shpend Lushi, dergoi dosje shume faqëshe në gjyqet maqedonase për Ali Ahmetin, si bashkëpunëtor i UDB, por kurrgjë s’u bë, Aliu përsëri e pësëri fitoi.

Nga Sulejman Mehazi

I nderuar El Cheka, i keni hyrë një problemi të madh sikurse që është BDI-ja. Për ta mundur nuk mjaftojnë vetëm bombat përgjuese, por edhe strategji mposhtëse. Strategjia e të deklasuarit të BDI-së ju mungon fare. Bombat tuaja telefonike mund ta dëmtojnë shumë, por nuk mund ta fitojnë BDI-në. BDI-ja do të fitohej e mundej sikur bombat mistike telefonike të dilnin nga partitë opozitare shqiptare të Selës apo Bilallit. Atëherë dhe BDI-ja nuk do arsyetohej për privatësi, por bombat do konsideroheshin si gjysmë zyrtare. Më vdekjeprurëse do t’ishte për Ali Ahmetin sikur bombat telefonike t’i kishte në dorë opozita shqiptare sesa ju. Po ja që opozita hesht, fle e përgatitet për pushime verore, duke ndejtur hazër, me ymyte se ju nga Amerika do ta mposhtni BDI-në e Ali Ahmetit e ata, gaditu, pa farë lufte politike të gllabërojnë pushtetin e BDI-së.
BDI-në e fiton opozita kur është e fortë e aktive, heshtja e tyre shpreh frikë para Ali Ahmetit. Kështu që keni mbetur i vetëm në luftë me BDI-në, pa ndihmën e opozitës shqiptare, pa Selën e Bilallin. Për fat të keq, ja tani, opozita shqiptare duhet ta ngre zërin, ja kurrë, gjithë këto materiale argumentuese ju keni dhënë për ta sulmuar BDI-në, ata heshtin e zëri s’u ndëgjohet.
Vëreni opozitën në Shqipëri dhe Serbi sa aktivë janë, vëreni këta të Maqedonisë Veriore sa pasivë.
Më shumë ju, i nderuar El Cheka dhe disa opionistë e luftojnë BDI-në, sesa opozita shqiptare në Maqedoninë Veriore.