Driton Kuka me reagim interesant pas suksesit të vashave kosovare: Trepça prodhon ari e argjend

Shpërndaje

Sporti i xhudos e ka lënë edhe një herë Kosovën me faqe të bardhë, kësaj radhe në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Suksesin më të madh në këto gara Kosova e arriti me Majlinda Kelmendin, e cila arriti të siguronte medaljen e artë.

Kjo medalje e artë ishte e para në historinë e Kosovës në kuadër të Lojërave Evropiane, shkruan lajmi.net.

Pak pas Majlindës, radha ishte për Nora Gjakovën, i cila për fat të keq u mposht në finale, për të marrë me vete vetëm medaljen e argjendtë.

E pas këtyre dy sukseseve të vashave kosovare, ka reaguar edhe një prej më meritoreve, trajneri i tyre, Driton Kuka.

Më poshtë Albazone Sport ua përcjell postimin e Kuka në rrjetin e tij social,’Facebook’.