Zbulohet ‘Bujari’ i vërtetë në bisedën e përgjuar mes Ahmetit e Durakit

Shpërndaje

Përgjimet që po publikohen kohëve të fundit përkundër zbulimit të bisedave private që janë bërë në mes të funksionarëve të ndryshëm të ish pushtetit dhe pushtetit aktual edhe pse nuk po zbardhin ndonjë ‘krim’ ekonomik e që janë biseda krejtësisht private e muhabete mes miqëve, nuk përbëjnë asnjë interes që organet e hetuesisë të hapin procedura hetimore për të zbardhur ndonjë incident apo ekces, por thjeshtë janë biseda për të cilat tashmë edhe Ministria e punëve të brendëshme si dhe Prokuroria e përgjithshme publike ka nisur hetimet që secili që do meret me këto përgjime, publikimin dhe shpërndarjen e tyre në rrjetet sociale do të procedohet penalisht.

Kështu, një rast që u përfol shumë ditëve të fundit kishte të bëj me një vrasje që kishte ndodhur vite më parë e që biseda zhvillohej mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe Sadulla Durakit atëherë ish kreu i komunës së Likovës, por që në atë bisedë krahas viktimës dhe dorasit përmendet edhe një person me emrin Bujar, e që pas publikimit të këtij përgjimi mediat opozitare janë vënë në sulm pas zëvendës kryeministrit Bujar Osmani duke aluduar pikërisht në atë.

Në rastin në fjalë, edhe pse mediat opozitare aludojnë se kërkohet të fshihet dorasi, faktikisht në bisedën mes Ahmetit e Durakit kërkohet të fshihet një dëshmitarë i rastit e jo dorasi, sepse edhe fshehja e dorasit është një vepër penale sigurisht.

Mirëpo, pas një hulumtimi të bërë dhe disa informacioneve jozyrtare të cilat i kemi siguruar, portal ‘Noapress.com’ ka arritur të zbulojë se kush është në fakt ‘Bujari’ i vërtetë që përmendet në bisedën mes Ahmetit e Durakit.

Në fakt, edhe pse është përfolur personi me emrin Bujar në këtë bisedë e vërteta është që zëvendës kryeministri aktual i qeverisë Bujar Osmani nuk ka të bëj aspak me këtë rast e hiç më pak të intervenojë tek Sadulla Duraku për heshtjen e këtij rastit, por që redaksia e Noapress.com ka arritur të mësojë identitetin e vërtetë të Bujarit që po intervenon në këtë rast tek Duraki dhe Ahmeti.

Bëhet fjalë për B.Z (emër dhe person i njohur për redaksinë, ku disponojmë edhe foto nga personi në fjalë) nga fshati Vishticë i komunës së Likovës, një person shumë i njohur në zonën e Karadakut e që me këtë vërtetohet se ‘thashethemet’ që dalin në media të ndryshme qoftë dhe onlinë duhet të sanksionohen pasiqë përgojimi mund të devijojë secilin person deri në zbulimin e të vërtetës./Noapress.com/