Fillon takimi Merkel-Zaev

Shpërndaje

Takimi i Angela Merkel me kryeministrin Zoran Zaev filloi në zyrën e Kancelares gjerman në Berlin në orën 9:30. Nga takimi, priten informacione konkrete rreth marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në.

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm në konferencën vjetore të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën Juglindore në Berlin, kryeministri Zaev tha se shtyrja e fillimit të negociatave, jo vetëm që do të dëmtojë stabilitetin e koalicionit qeverisës, por do të “hedh benzinë ultra-nacionalizmit të qeverisë së mëparshme.”