“Pafytyrësia e BDl-së nuk ka fund!”

Shpërndaje

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi ka komentuar idenë e Ali Ahmetit për “kryeministër shqiptar”. Azizi ka tërhequr një paralele të para një viti ku BDl, siç thotë ai, kishte mundësinë për të përkrahu një kandidat shqiptar për president, Prof.Blerim Rekën. Më tej Azizi thotë se kjo ide vjen në moment kur anija e tyre VMRO-BDl është drejt fundosjes.

Ja postimi i plotë i Adnan Azizit:

Jo më larg se para një viti kur patën mundësinë që në zgjedhjet presidenciale të përkrahin kandidatin e vetëm shqiptar Prof. Dr. Blerim Reken, ata në mënyrë kategorike kundërshtuan një mundësi për një kuadro shqiptar për president dhe tani po të njejtit dalin me propozim për kryeminister shqiptar, duke treguar pastër hipokrizi para qytetarëve se gjoja ata punojnë për kauzën shqiptare.

Ky propozim dinak dhe tejet i pasinqertë vjen pikërisht në një moment kur anija e tyre VMRO-BDl po fundoset dhe ata përmes trukeve të këtilla të lexueshme tanimë nga të gjithë, plasojnë propozime populiste për të shpëtuar nga paniku e humbja e thellë që i pret së shpejti!