Gjesti i pabesueshëm i Salahut pasi e zuri hajnin që ia plaçkiti shtëpinë

Shpërndaje

Në një intervistë për fëmijërinë e vet, Mohamed Salahu e ka rrëfyer një histori të jashtëzakonshme për momentin kur familja e tij e kishte kapur hajdutin që kishte vjedhur në shtëpinë e tyre. Sulmuesi egjiptian kishte bërë të pamundurën për t’i ndihmuar hajdutit.

Pasi u shpall kampion i Ligës së Kampionëve me Liverpoolin më 1 qershor, Daily Mail e ka realizuar një intervistë me Mohamed Salahun për fëmijërinë e tij dhe vështirësitë që i kishte pasur gjatë kohës kur po luante në Alexandria të Egjiptit, transmeton Gazeta Express.

Gjatë asaj kohe në Egjipt, shtëpia e familjes së Salahut ishte bërë caku i një hajduti, i cili ia plaçkiti disa gjëra me vlera të madhe gjatë kohës kur familja e futbollistit ishte larg shtëpisë për t’i përcjellë ndeshjet e Salahut.

Hajduti ishte kapur dy ditë pasi kishte ndodhur gjithçka dhe përkundër që babai i Salahut kishte dashur ta dërgonte atë në stacionin policor, futbollisti i ishte lutur atij që ta falte.

Salahu kishte vazhduar duke ia ofruar disa para hajdutit për ta filluar një jetë më të mirë. Madje, futbollisti i kishte ndihmuar atij edhe ta gjejë një punë.

Arsyeja pse Salahu e kishte bërë këtë gjë është sepse si thotë se dëshiron që të gjithë ta kenë një mundësi për ta përmirësuar veten.

Salahu është zgjedhur së fundi njëri ndër 100 njerëzit me më së shumti ndikim në botë, për shkak të ndikimit që ka ai në Lindjen e Mesme. Në intervistën për revistën prestigjioze Time, ai kishte kërkuar që të respektohet më shumë të drejtat e grave.