Ja çka thonë në BDI për largimin e ish-deputetit dhe anëtarit të tyre Misini

Shpërndaje

Largimi i ish-deputetit Hajrulla Misini nga BDI ka ngjallur komente në rrjetet sociale, mirëpo nga kjo parti thonë se në partinë e tyre kanë filluar zgjedhjet e brendshme, dhe se nuk ka largime të zyrtarëve apo anëtarëve të tyre. Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta, thotë për Alsat-M se në këtë parti kanë filluar proceset për zgjedhje të brendshme dhe së shpejti do zgjidhen të gjitha organet partiake dhe do të shkohet në Kongres.

“Në kongres, i cili është organ më i lartë i partisë, do ti diskutojmë të gjitha mangësitë dhe të arriturat e BDI-së. Besojmë pas kongresit BDI do të dalë partia më e bashkuar dhe më e fuqishme. Nëse ka nga përgjimet diçka që është e lidhur me institucionet shtetërore dhe i është bërë dëm shtetit dhe shoqërisë atëherë le të bëjnë punën e vetë institucionet e shtetit, ndërsa, për bisedat private nuk kam unë çka të diskutojë”, theksoi Bejta. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë paralajmëruar edhe largime të tjera, megjithëse asgjë nuk është zyrtare.