Ja çka thotë Blerim Bexheti për ‘bombat’ e El Chekës (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti të ashtuquajturat “bomba” të El Chekas i vlerëson si projekt anti-shqiptarë me qëllim të caktuar.

Siç njofton Alsat-M, ai madje pyet publikisht se ku i gjejnë këta njerëz të cilëve ua japin këto përgjime, transmeton Koha.mk

“Kjo është çështje serioze për gjithë shtetin. Gjithkush që është pjesë e kësaj aventure mendoj se e dëmton vetë shtetin”, ka thënë Bexheti.

Ndryshe Kryetari dhe ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, sipas El Chekës është protagonisti kryesor në disa përgjime të publikuara nga vet El Cheka.