‘Qesharake’, Grubi kërkon nga drejtori shqiptar i policisë financiare: Pse policia hyri në Luboten t’i shqetësojë shqiptarët!!!

Shpërndaje

Deputiti i BDI-së, Artan Grubi kërkon nga Policia Financiare të tregojë se pse ka hyrë në Luboten dhe ti shqetësojë shqiptarët.

“Policia finansiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten.

Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundërefektshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet.” ka shkruar Grubi.

Si thoni ju të nderuar lexues a është qesharake karshi popullit, ku deputeti i BDI-së Artan Grubi kërkon llogari nga djetori shqiptar që e ka vendos partia e tij, pse policia ka hyrë t’i shqetësoje shqiptarët në Luboten?!

Ndryshe para pak çastesh parës Valon Bela me një shkrim ka goditur drejtorin e policisë Arafat Xhaferi, “A s’tu dridh dora kur e nënshkrujte vendimin për bastisje të lubotenasve a?”.