Ja sa para i ka vjedhur funksionari i BDI-së, Jahi Jahiu?!

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme, Sektori për shkatërrim të kr.imit organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), me urdhër të prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të kr.imit të organizuar dhe korr.upsionit, në koordinim me Prokurorinë Publike në Milano të Italisë, me përkrahje të “EURODREJTËSI”, ka realizuar operacioni të koordinuar policor për sigurim të dëshmive për “pranim të ryshfetit” nga ana e dy sekretarëve shtetëror gjatë zgjedhjes së personit juridik për realizim të projektit të financuar nga ana e Fondeve IPA, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) kanë njoftuar se sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë realizuar bastisje në RMV dhe Itali: Pesë bastisje në Shkup dhe Kumanovë dhe tetë në Itali: “Pesë bastisje në Shkup dhe Kumanovë, prej të cilave dy në persona juridik dhe një në Ministri, si dhe në tetë persona juridik në Itali”, thanë nga PTHP-ja.

Gjatë kësaj, MPB-ja ka konfiskuar:

– Dhjetë kompjuterë,
– tabletë,
– Dy revole,
– Mjete parash,
– Dokumente voluminoze,
– Një person është privuar nga liria.

Nga PTHP-ja më tej kanë njoftuar se ka Prokurori përgjegjës i PTHP-së për ndjekje të kri.mit të organizuar dhe korr.upsionit ka dhënë urdhër për realizim të procedurave hetimore kundër dy funksionarëve shtetëror.

“Është sjellë Urdhër për realizim të procedurë hetimore kundër dy personave – funksionar të emëruar në organe shtetërore dhe ish udhëheqës i të njëjtit sektor në të njëjtin organ shtetëror. Për të dyshuarit, shtetas të RMV-së, ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale – pranim të ryshfetit që parashihet dhe dënohet me nenin 357 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal”, njoftojnë nga PTHP-ja.

Nga PTHP-ja sqaruan se ky aksion vjen pas një hetimit kriminalistik të realizuar gjatë dy muajve paraprak. Janë realizuar verifikime dhe vërtetim të dyshimeve gjatë ndarjes së mjeteve nga Fondet IPA në vlerë prej 1.2 milionë euro, në periudhën 2014-2016, ku të përfshirë kanë qenë dy shtetasit e RMV-së, ndërkaq veprimet janë kryer në Itali, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Rumani dhe në shtete të tjera. Në kuadër të “EURODREJTËSI”, në Hagë është mbajtur mbledhje koordinuese e punës.

PTHP-ja ka parashtruar propozim për parashtrim të masës së parabu.rgimit për të dyshuarin e parë, i cili thuhet se është sekretari shtetëror aktual në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) –Jahi Jahiu, ndërkaq i dyshuari i dytë i panjohur deri më tash, për momentin është jashtë territorit të RMV-së.

Si ka ndodhur vepra që dyshohet se është kr.im?

Të dyshuarit si persona zyrtari gjatë periudhës kohore qershor 2014 – gusht 2015 nga personi juridik italian, nëpërmjet ndërmjetësuesit – shtetasit italian këshilltar në personin juridik dhe shtetas anglez – partner në person juridik anglez me seli në Shkup, kanë pranuar dhuratë – udhëtim jashtë vendit në tre raste, me vlerë prej 7000 euro që të kryejnë veprime zyrtare që nuk do të duhej ta kryenin.

Ata si persona zyrtar, para se zyrtarisht të hapen kushtet për punë të personit juridik – aplikues në tender, i kanë mundësuar qasje të detajuar në informacione të tenderit të besueshme. Me këtë procedurë të dyshuarit edhe pse e kanë ditur se shpërndarja e informacioneve me aplikant dhe aplikant potencial është e jashtëligjshme, ata i kanë shkelur ligjet dhe parimet e besueshmërisë dhe trajtim të njëjtë. Si rezultat, i njëjti person juridik është zgjedhur për realizim të projekteve IPA dhe është arritur marrëveshje në vlerë prej 1.096.900 euro.