Janeva tregon ku po i mer “Bombat” El Cheka

Shpërndaje

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva sot para Këshillit të Prokurorëve publikë e prezantoi raportin gjashtëmujor për punën e PSP-së. Pas seancës Janeva deklaroi se anëtarët e Këshillit janë të kënaqur nga puna e PSP-së dhe theksoi se raporti ka shumë detaje.

“Po flasim për raportet, për sfidat e PSP-së dhe për ligjin e ri për prokurori publike. U dakorduam për punët e reja teknike lidhur me raportin e ri. Në thelb ato ishin përmbushur. Nuk ka pasur ndonjë keqkuptim të veçantë. Jemi të kënaqur nga puna jonë, nga suksesi i arritur dhe nga të gjitha procedurat parahetimore”, tha Janeva dhe shtoi se nëse thirret do ta prezantojë raportin edhe para Kuvendit.

Në pyetjen lidhur me bisedat e përgjuara që janë publikuar nga Feksbuku i profilit “El Çeka”, Janeva tha se ato janë shpallur publikisht dhe se mund të merren nga Jutubi.

“Nuk janë pjesë e bisedave tona. Ne nuk kemi biseda të tilla. Ato janë biseda private”, tha Janeva.