Abduli nga ASH: Do të padisim komisionet votuese në Zajaz, Dollnen votuan edhe të vdekurit

Shpërndaje

Abidin Abduli, anëtar i ekipit juridik të Aleancës për Shqiptarët, në emër të partisë, ka drejtuar akuza serioze për sjelljen e BDl-së gjatë zgjedhjeve në njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6. Veçanërisht problematike ishin vendvotimet në vendlindjen e kreut të BDl-së, fshatit Zajaz i Kërçovës dhe në komunën e Dolneni.

Abduli në një prononcim për Civil, paralajmëroi kallëzime penale kundër të gjithë anëtarëve të Këshillave Zgjedhor të cilët lejuan vjedhjen e votave në zonat e përmendura. Ata thonë se edhe nëse humbin nga BDl, por me votat reale që u takojnë atyre, ata do të kishin një deputet më shumë në Kuvend. Ata këmbëngulin të hapet të paktën një kuti votimi në Zajas, ku voton Ali Ahmeti ose Musa Xhaferi. Nëse aty kanë votuar vetëm ata që janë në listën e votuesve dhe jo të vdekur ose të shpërngulur, atëherë ata janë të gatshëm të tërheqin të gjitha ankesat dhe paditë penale.

Abduli foli gjithashtu për presionet dhe kërcënimet e mëdha të ushtruara nga BDl ndaj vëzhguesit e partive dhe anëtarët e bordeve zgjedhore, për të mos treguar çfarë ka ndodhur saktësisht në vendvotimet më 15 korrik. Sipas tij, nëse nuk do të kishte votues që kanë vdekur dhe janë shpërngulur, pjesëmarrja në ato vende nuk do të ishte as 10%, dhe jo afër 40%. Ai përshkroi në detaje mashtrimet që ata pretenduan se ndodhën ditën e zgjedhjeve.

KSHZ, sipas Abdulit, injoron plotësisht kërkesën e partisë për të përfshirë anëtarët e saj në bordet zgjedhore për një muaj para mbatjes së zgjedhjeve. Sipas Abdulit, KSHZ-ja nuk është përgjigjur as njëherë.