Kasami: Mos i prekni të rinjtë dhe opozitën, do të përballeni me protesta të Shqiptarëve!

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me intervistimin e Kryetarit të FR-BESA, Liridon Useini nga policia.

Kasami shkruan se presionet e pushtetit ndaj opozitës, bëhen nga paniku që i ka kapluar nga dështimet e shumta. Gjithashtu Kasami paralajmëron edhe revoltë qytetare, kundër qeverisë dhe siç thotë ai, kjo qeveri po detyron Shqiptarët të mbushin rrugët dhe sheshet.

Ja reagimi plotë;

“Sot policia e Tetovës ka thirrur në bisedë informative, Kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini, për grafitet e shpërndara nëpër qytet. Ky veprim tregon qartë panikun e pushtetit nga dështimet e shumta, si në aspektin e drejtësisë, të ekonomisë dhe shumë sferave tjera. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë, andaj kjo rini, ka përkrahjen time dhe të Lëvizjes BESA për të luftuar çdo padrejtësi që dëmtojnë gjithë qytetarët e RMV-së.

Presionet e pushtetit ndaj Opozitës Shqiptare, tregojnë se koncepti dhe vizioni jonë është shumë i drejtë; “Kundër politikanëve të korruptuar, kundër padrejtësive”. Nëse do prekët një rinistë nga ky pushtet, le ta dijë se më ka prekuar edhe mua, nëse ky pushtet vazhdon të mos lejoj zhvillimin e një Demokracie Europiane, do të përballet me revoltë të madhe të shqiptarëve, e cila revoltë mund të jetë edhe shprehja e paknaqësisë nëpërmjetë protestave.

Si parti politike Opozitare, gjatë gjithë kohës kemi qenë konstruktiv, por ky pushtet, tani më i dështuar, po revolton qytetarët Shqiptarë dhe po nxitë që ata t’i mbushin rruget dhe sheshet e qytetëve!”, shkruan Kasami.