LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë (FOTO)

Shpërndaje

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, menjëherë pas tunelit që çon drejt Kosovës, shkruan gazeta KOHA.

Para gjysmë ore, dy vetura – një BMW me targa nga Tetova dhe Reno Clio me targa kosovare janë përplasur, ndërsa ka të lënduar. Qytetarë të shumtë po ndihmojnë të lënduarit derisa të vijnë ekipet e Ndihmës së Shpejtë.

Nuk ka informacione për të vdekur. Rruga drejt kufirit në Bllacë aktualisht është e bllokuar.