Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare, dekretin e shqyrton vetëm Kushtetuesja

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për dekretin e anulimit të zgjedhjeve.

Në një konferencë për mediat, të mbajtur mëngjesin e kësaj të marte, kreu i shtetit argumentoi se dekreti u iniciua nga letrat e dërguara të kryeministrit Rama në drejtim të kreut demokrat dhe se kishte si qëllim që t’i jepte fund krizës politike.

Ai akuzoi PS se nuk po zbaton dekretin e presidentit ndërsa theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë imagjinare.

Meta theksoi se Kolegji Zgjedhor nuk ka pasur tager për të shqyrtuar dekretin pasi nuk ia njeh Kushtetuta. Ai tha se Kolegji përmes vendimit te tij justifikoi paligjshmërinë e PS në KQZ.

Sipas Metës, vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një përpjekje propagandisitike ndërsa akuzoi mazhorancën se ka ushtruar presion tek anëtarët./vp/