Në Zvicërr rroga 10 fish më e madhe, në Maqedoni “patarinat” 10 fish më të shtrenjta

Shpërndaje

Në Zvicër pagesa rrugore 40 franga për 1 vit, rroga mesatare 4000 franga, në Maqedoninë Veriore i keni pagesat në fotografi të cilat janë vetëm një drejtimëshe dhe deri në Kërçovë arrijnë 280 den, mirëpo nëse inkuadrojmë edhe Kumanovën, Kërçovë-Kumanovë 480 den, a rroga mesatare 300 euro. Vjedhja e dytë legale është me transferimin e denarëve në euro, ku aty për aty të vidhen 50 cent(30 denarë).
Aty ku ka vjedhje, nuk ka turp, por ka ryshfet! Duhet gjithë Maqedonia Veriore me popullin t’i thotë stop kësaj vjedhje! Ne rroga të ulta po, vjedhje po, rrymën e lartë po, fundi muajit minus gjysëm rroge borxh, pastaj çuditemi ikin në Gjermani edhe ata me vendime pune nga shteti.
Ja kjo është një e vërtetë e dhimbshme nga realiteti! Pushtetarët nuk e kanë idenë sepse ata nuk paguajnë pagesa rrugore, por ne nëse ato para i ndanim kishim ndihmuar nevojtarët e jo t’ju shtojmë pasurinë me hajni!
#UlniPagesatRrugore
#StopVjedhjeveTëPopullit (Gjyla Çeliku)