Paralajmërimet e “El Chekas”, shtohen masat e sigurisë për “Grupin e Kumanovës” në Bur.gun e Shutkës

Shpërndaje

Paralajmërimet e publikuesit të bombave të fundit “El Cheka” se tre nga të bur.gosurit e grupit të Kumanovës rrezikohen në bu.rg, ka ndezur alarmin në bur.gun e Shutkës ku janë shtuar dukshëm masat e sigurisë. Këto masa mësohet se janë rritur si në hapësirat ku ndodhen Valdet Zekaj, Sami Ukshini dhe Shefqet KallaçI, ashtu edhe në gjithë repartin ku janë vendosur të parabur.gosurit për të cilët “El Cheka” thotë se e kanë furnizuar me përmbajtje nga bisedat e përgjuara. Edhe pse nuk e lidh drejtpërdrejt me këtë kërcënim, drejtori i bur.gut të Shutkës, Gjoko Kotevski konfirmon për mediat në gjuhën maqedonase se janë rritur masat e sigurisë në këtë burg dhe thotë se janë shtuar edhe kontrollet nëpër qeli.

Gjoko Kotevski, drejtor i bur.gut të Shutkës
“E pash deklaratën në lidhje me atë se ju përgatitet diçka këtyre personave që ndodhen në parabur.gim në bu.rgun hetues të Shutkës. Informacione për një gjë të tillë ne nuk kemi dhe as nuk ka ndonjë kër.cënim që i drejtohet burgut. Në përputhje me rekomandimet e fundit të drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve dhe rekomandimet për ngritjen e nivelit të sigurisë pas ngjarjeve të fundit me ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski, janë marrë masa për rritjen e sigurisë në bu.rg. Është bërë plan për shëtitje dhe kanë ndryshuar protokollet dhe procedurat. Kjo nënkupton se në shëtitje dalin persona të parabur.gosur vetëm nga e njëjta dhomë dhe nuk përzihen me dhomat e tjera, si dhe janë nën mbikëqyrje të policit”

Kotevski ka thënë se gjatë ditës së djeshme sektori për siguri ka kryer kontrolle në dhoma dhe në qarkun e shëtitoreve, ndërsa është rritur edhe numri i gardianëve dhe personave udhëheqës. Drejtori i bur.gut të Shutkës thotë se mundësia për t’u ndodhur diçka personave të apostrofuar është ulur në minimum. Personi i prezentuar me nofkën El Cheka, i cili tani e disa javë në vazhdimësi publikon përmbajtje nga bisedat e përgjuara ku kryesisht dëgjohen zyrtarët më të lartë të BDI-së, në një nga postimet e fundit paralajmëroi kryeministrin Zoran Zaev se dikush përgatit vrasjen e tre të bur.gosurve nga rasti i Kumanovës në hapësirat e qendrës së paraburgimit në Shutkë. Arben Zeqiri /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=SC7MSzhjQcQ&feature=youtu.be