Paraqiten dy avokat shqiptar në mbrojtje të El Cheka-s

Shpërndaje

Pas avokatit strugan Besnik Asani edhe Naser Raufi nga Shkupi do të jetë avokat mbrojtës i Sheqerim Ahmedit i njohur si El Cheka, që publikoi përgjimet që kanë të bëjnë me kreun e BDI-së.

Në faqen e El Cheka është bërë njoftimi se avokati Raufi do t’i bashkohet ekipit për mbrojtjen ligjore të kërçovarit që nga Amerika ka tronditur kreun e BDI-së.

Avokati Asani dje deklaroi se padia e ngritur ndaj El Chekës është e pabazë, prandaj ofron mbrojtje falas për të para organeve gjyqësore. Prokuroria maqedonase poashtu rikujton që çdo publikim i bisedave të përgjuara në mënyrë ilegale paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim nga 1 deri 5 vite bu*rg.