Rikonstruimi i Qeverisë mund të mos ndodhë nëse vendi nuk merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Shpërndaje

Rikonstruimi i Qeverisë mund edhe të mos ndodhë në rast se vendi nuk merr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ndryshimet në kabinetin Qeveritar nuk do të kishin logjikë, në rast se nuk ka datë. Zaev paralajmëroi edhe kthimin e mandatit me qëllim formimin e Qeverisë së re, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme apo edhe përcaktimi i përgjegjësisë për mos marrjen e datës. Ministrat të cilët u përfolën si emra potencial për t’u prekur nga rikonstruimi thonë se besojnë në vendimet e kryeministrit.

Ky shtet ka mandatar dhe kryeministër i cili në bazë të analizave të tij sjell vendime të duhura mbi mënyrën se si do ta bëj rikonstruimin e Qeverisë”. – tha Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Kam besim dhe mbështetje të plotë ndaj aktiviteteve të kryeministrit. Ai arriti me sukses që për një kohë të shkurtër vendin ta rreshtojnë në drejtimin e duhur me projektet për qytetarët. Unë e mbështes çdo vendim që vjen nga ai”.- tha Dragan Tevdovski, Ministër i Financave

Edhe pse Tevdovski flitej si emri i cili mund të zëvendësohet me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, Alsat jo zyrtarisht mëson se megjithatë Tevdovski do të mbetet në pozicionin aktual. Ndërkohë BDI dhe Alternativa nuk japin detaje për vendimet e tyre, lidhur me propozimet e kryeministrit Zaev për ndryshime në kuadrot e tyre brenda Qeverisë. Derisa partia e Ahmetit nuk ka caktuar emrin që do të zëvendësojë ministrin e Ekologjisë, Sadulla Duraku për të cilin jo zyrtarisht flitet se do të emërohet në ministrinë e re për Sistem Politik, partia e Afrim Gashit akoma nuk ka vendosur për emrin e ministrit të Kulturës apo edhe ndërrimin e kësaj ministrie me resor tjetër.