Shirat e rrëmbyeshëm mbulojnë rrugët e Sarajit, kanalizimi askundi!

Shpërndaje

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë kapluar vendin ditëve të fundit, në disa vende kanë shkaktuar panik për përmbytje e në disa vende edhe vështirësim në qarkullimin rrugur.

Shirat e sotëm thuajse kanë paralizuar lëvizjen në komunikacion në rrugën kryesore në Saraj. Qytetarët kanë publikuar disa fotografi të gjendjes së rrugës e cila duket e mbuluar tërësisht nga sasia e ujit si rezultat i reshjeve të shiut.