Zoran Zaev, ku i çove paratë për shqiptarët

Shpërndaje

Shkruan, Nijazi Muhamedi

Ku i çoi kryeministri Zaev dy buxhete për dy vite qeverisje, që bëjnë 9 miliardë euro dhe sa mijë euro ose qindarka prej tyre u ndanë për shqiptarët? -Në vitin 2018 janë punësuar 26 mijë veta, sa kokrra shqiptarësh janë punësuar mes këtij numri? -Në investimet gjermane në Maqedoni kanë gjetur punë 20 mijë veta, sa kokrra shqiptarësh kanë gjetur punë aty? -Buxheti i qeverisë çdo vjet mbushet me njl miliardë euro nga remitenca e diasporës, shumica shqiptare, ku treten ato pa ua parë dobinë shqiptarët? -Përse Zaevi këmbënguli të jetë edhe ministër i financave, po cili de fakto do jetë ministër financash, Angjushevi?