Trump dhe Kim në një takim simbolik në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë (Video)

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë takuar dhe kanë shtrënguar duart në zonën e çmilitarizuar e cila ndan dy Koretë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Takimi i cili është konsideruar “simbolik” është bërë me ofertën e Trump në rrjetin social Twitter, disa orë përpara mbërritjes në Korenë e Jugut të shtunën.

Kim Jong-un ka thënë që hyrja e Trump në Korenë e Veriut është një akt shumë i “guximshëm” dhe i “vendosur”.

Duke folur për gazetarët në samitin e G20 në Japoni, Trump tha se vendosi të shtunën në mëngjes për të ofruar ftesën për të takuar udhëheqësin Kim, duke shtuar se një takim i tillë do të zgjasë vetëm për dy minuta.

“Ne do ta shohim njëri-tjetrin për dy minuta,” tha presidenti Trump. “Kaq kemi mundësi. Por do të mjaftojë.”

VIDEO

VIDEO

VIDEO