Flet Rama pas votimit në Surrel: Me popullin nuk luhet

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha se sot është mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve.

Pasi votoi në Surrel në një deklaratë për median Rama tha se kjo ditë na mëson se nuk luhet me popullin.

“Besoj kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër veçse fundit me dështim dhe më turp.

Sot është e rëndësishme që cdo qytetar në këtë vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar, kjo është gjëja më e rëndësishme sot, historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër se për kryetarët e rinj janë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë.”– tha Rama.

Do i merrni 61 bashkitë?

Sot po ndodh diçka historike dhe që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti, politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për një shtëpi të përbashkët.

Nëse BD merr një bashki do të shkoni ju në zgjedhje të parakohshme?

Jam në paqe me ju, ju dua shumë, jeni më të mirët

Si ishte të votojë në komunizëm?

A mund të ma hapni rrugën, nuk e keni kuptuar akoma se nuk i zihet rruga kujt është në të drejtë. /tema/