U jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve që humbën jetën në Çair (VIDEO)

Shpërndaje

Sot u bë varrimi i dy vëllezërve që ndërruan jetë ditën e djeshme nga shembja e dheut të një kanali ku ishin duke punuar.

Hoxhë Qenan Ismaili, mbajti fjalimin e tij në varrimin e vëllezërve:

“Fjalimi im modest, para faljes së namazit të xhenazeve në xhaminë ‘Haxhi Azem’ – Shkup. Shprehim ngushëllimet tona dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e dy të rinjve nga Shkupi të cilët humbën jetën në këto ditë të Bekuara! Allahu i mëshiroftë, familjarëve durimin ua shtoftë!”, ka theksuar Ismaili.

VIDEO: