“Pensionistët e bëjnë për 5 pare Izet Mexhitin: Ne u plakëm, gropat në rrugët e Çairit ende nuk u mbuluan”

Shpërndaje

Sot në takimin miqësor me pensionistët e Çairit, falenderova për përkrahjen që kemi pasur deri më tani, për t’i realizuar idetë dhe të drejtat tona si qytetarë të këtij vendi, thuhet në njoftimin zyrtar pas takimit që kandidati për deputet Izet Mexhiti ka realizuar me pensionistët në Çair.

“Me pensionistët gjithmonë e kemi pasur më lehtë, e kemi edhe tani, sepse ata kanë kaluar periudha të ndryshme të regjimeve në të kaluarën dhe dijnë të bëjnë dallimin mes të kaluarës dhe tashmën. Tani kërkojmë mbështetjen edhe për një Platformë madhore, ajo e Kryeministrit të Parë Shqiptar dhe barazisë, ide të cilën kjo kategori e qytetarëve e mirëpresin me plot besim!”, thuhet në kumtesë.

Ajo që nuk thuhet në kumtesën zyrtare, sipas burimeve partiake është fjalimi qortues i një pensionisti ndaj Mexhitit.

“Ne u plakëm kurse gropat në rrugët e Çairit ende nuk u mbuluan. Edhe kanalizimi është katastrofë, i tha pensionisti Mexhitit”, ka rrëfyer një burim partiak për ndodhinë te shtëpia e pensionistëve në Çair.

Në këtë takim nuk raportohet të ketë pasur mediume./lajmpress