Vjen i nxehti afrikan, temperatura deri në 38 gradë Celsius

Shpërndaje

I nxehti afrikan pritet të prekë Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të temperaturave të larta.

Ndërsa java e dytë e qershorit nis veç me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë. Meteorologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan. Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e kujdesshme do të eleminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj periudhe.

Moti Sot

Edhe sot pritet që moti të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 26 deri më 35 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diel dhe erë të dobët. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë 8, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë 33 gradë celsius.