Xhaka bën gabimin trashanik derisa i propozonte martesë të dashurës

Shpërndaje

Propozimi për martesa është një nga kujtimet më të bukura për çdo çift. Këtë herë i ka takuar futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka që të bëjë këtë hap.

Fotot e propozimit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Ndjekësit e Xhakësndërkohë nuk kishin si të mos e kapnin gabimin e tij.

Në momentin e propozimit, Xhaka e ka drejtuar unazën nga vetja dhe jo nga Arbnora dhe duket sikur po i propozon vetës.
Megjithatë në këto raste emocionet bëjnë të vetën dhe Xhaka ka harruar ta kthejë unazën nga Arbnora.

Përveçse i vunë në dukje gabimin, komentuesit i kanë bërë dhe urimet për martesën.

Pavarësisht gabimit të Xhakës, kjo foto me siguri do të mbetet një nga më të veçantat dhe më humoristiket, që çifti nuk do ta harrojë kurrë.