Akil Gjakova e nis me fitore – mposht bjellorusin para publikut vendas

Shpërndaje

Akil Gjakova ka nisur Lojërat Evropiane “Minsk 2019” me fitore, raporton Insporti.com.Gjakova raundin e parë e ka kaluar pa luftë për shkak të renditjës së tij të në ranklistën botërore të xhudos.Në raundin e dytë, Gjakova për kundërshtar e pati xhudistin bjellorus, Vadzim Shoka, të cilin e mposhti me lehtësi.Image may contain: one or more people and people playing sport Në luftën e ardhshme, Akili përballet ndaj Georgios Azoidis të Greqisë.

Akili garon në konkurrencën e -73 kilogramë.Gjatë ditës se shtune (dje) Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në xhudo të parën në histori të Kosovës, ndërsa të argjendtën motra e Akilit, Nora Gjakova.Kosova, me 12 sportistët që do ta përfaqësojnë, e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21 deri më 30 qershor. /Insporti.com/