Zaev: Do të ketë rikonstruim të Qeverisë, 8 ministra të rinj dhe të paktën 20 drejtori

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se në Këshillin Qendror të partisë është votuar që ai të udhëheq procesin e rikonstruimit qeveritar.

Sipas Zaev rikonstruimi do të përfshijë tetë ministri emrat e të cilëve do të publikohen kah fundi i javës tjetër, raporton SHENJA. Ministrat do jenë nga LSDM, BDI dhe partnerët tjerë të koalicionit.

“Gjegjësisht morëm vendim të mos ketë vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por të vazhdohet me rikonstruimin e qeverisë. Qëllimi është që më në fund pas 15 viteve të marrim datë për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Zaev.

Ai tha që pritet data e fillimit të bisedimeve të jetë tetori dhe të mos ketë prolongime të mëtutjeshme.
Po ashtu Zaev tha se do ketë ndryshime edhe në të paktën 20 drejtori.